Vokrri: Më 2018 do të punohet në infrastrukturën sportive

29 dhjetor 2017 | 18:15

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka uruar futbolldashësit për festat e fundvitit, duke e vlerësuar vitin 2017 si mjaft të suksesshëm.

Ai ka shtuar se në vitin e ardhshëm në fokus të veçantë do të jetë infrastruktura sportive, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e tij, dërguar përmes një komunikate për media:

Drejtues të klubeve, futbollistë, trajnerë, gjyqtarë, kontrollorë, vëzhgues, adhurues, sponsorë, përkrahës, përfaqësues të medieve dhe qytetarë të Republikës së Kosovës, me lejoni që në emrin tim dhe KE të FFK-së, në përmbyllje të Vitit 2017, të ju falënderojë një për një, për punën e përbashkët që bëmë në zhvillimin dhe përparimin e futbollit të Kosovës.

Viti 2017 ishte u mbushur me plotë aktivitete të futbollit si në rrafshin kombëtar dhe atë ndërkombëtar ku së bashku kaluam shumë sfida, suksese e fituam përvojë dhe bashkërisht i kaluam me sukses.

Synimet tona të përbashkëta u arritën duke shijuar arenën ndërkombëtare dhe filluam një përmirësim të infrastrukturës që besojë se të vazhdojë edhe në vitin që vjen.

Duke ju uruar juve dhe familjet e juaja, për një shëndet të plotë, harmoni, mirëqenie dhe suksese në Vitin 2018, jam thellësisht i bindur se do të vazhdojmë së bashku të punojmë edhe më shumë për përparimin e futbollit të Kosovës.

Do të shtojmë angazhimin tonë brenda dhe do të rrisim cilësinë e ekipeve përfaqësuese në mënyrë që të arrijmë suksese që më në fund edhe futbollistët tanë të prekin e shijojnë evenimentet botërore. Por, të gjitha këto kërkojnë një infrastrukturë më të mirë e që besojë se me punën e përbashkët dhe mbështetjen e organeve shtetërore ky qëllim do të përmbushet në vitin që vjen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Skenderajt, Drejtoria…