Von Cramon i kërkon Listës Serbe që të marrë pjesë në zgjedhje

23 mars 2023 | 21:27

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i ka kërkuar Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – që të marrë pjesë pjesë në zgjedhjet për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit.

“Na vjen keq shumë për refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës dhe e nxisim që ta dorëzojë listën e saj zgjedhore pa vonesë [në KQZ]”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka thënë të mërkurën se asnjë subjekt politik nuk ka aplikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje, pra as Lista Serbe.

Afati për aplikim ka qenë deri më 22 mars, por Von Cramon u ka kërkuar autoriteteve në Kosovë që ta shtyejnë atë.

Zgjedhjet janë caktuar të mbahen më 23 prill, pas shtyrjes së tyre në dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.

Gjatë ditës së sotme, kjo parti tha se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje “para së gjithash, për shkak të mos përmbushjes së kërkesave tona të qarta, të cilat ishin arsye pse u larguam nga institucionet e Kosovës, përkatësisht formimi i Asociacionit të komunave serbe”.

Raportuesja për Kosovën përmendi nenit 7 të Marrëveshjes drejt normalizimit, ku kërkohet të sigurohet “një nivel i përshtatshëm i vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”, dhe tha se refuzimi për të marrë pjesë në zgjedhje nga Lista Serbe nuk i përmbushë pritshmëritë për zotimet e dhëna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka…