Von der Leyen: Bllokada në Detin e Zi duhet të ndalet

08 korrik 2022 | 10:55

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka thënë se bota është në një moment vendimtar dhe ka dënuar luftën e pakuptimtë të Rusisë, sipas medieve të huaja.

“Në të vërtetë, ne jemi në një moment vendimtar. Sapo u shëruam nga COVID, pandemia, kur Rusia filloi pushtimin e pakuptimtë dhe mizore në Ukrainë me efekte të tmerrshme jo vetëm për njerëzit në Ukrainë por me efekte të mëdha globalisht”, ka thënë von der Leyen së bashku me Antonio Guterres në Nju Jork.

“Rusia po bllokon eksportin e drithërave nga Ukraina, duke shkaktuar uri për miliona njerëz. Bllokada në Detin e Zi duhet të ndalet dhe unë jam shumë mirënjohëse, për punën tuaj të palodhshme në përpjekjen për të krijuar një zgjidhje për eksportin e grurit të Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi”, ka shtuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi. ka thënë se dy milionë…