Von der Leyen thotë në Davos se Rusia po dështon në luftë

16 janar 2024 | 12:36

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë të martën në Davos të Zvicrës se Rusia është duke dështuar për arritjen e qëllimeve të veta strategjike.

Sipas zyrtares së lartë evropiane, Rusia e ka humbur gjysmën e kapaciteteve ushtarake dhe është dëbuar nga gjysma e terrorit që e kishte pushtuar, raporton gazeta “The Guardian”.

Ajo ka theksuar se Ukraina e ka shtyrë flotën ruse të Detit të Zi dhe ka filluar që ta furnizojë botën përsëri me drithë.

Von der Leyen ka thënë se lufta në Ukrainë ka qenë edhe dështim ekonomik për Rusinë, sepse sanksionet perëndimore ndaj këtij shteti nënkuptojnë që Rusia tani varet nga Kina.

Për më tepër, ajo ka thënë se lufta e Moskës ka qenë edhe dështim diplomatik, sepse Finlanda është bërë anëtare e NATO-s dhe Ukraina është më afër se kurrë më parë për t’iu bashkuar BE-së.

Megjithatë, ajo ka thënë se Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë – financim më 2024 e pas këtij viti, armë për këtë luftë e për t’i parandaluar veprimet e Rusisë në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim…