Von der Leyen uron Ramën: Nën drejtimin tuaj, Shqipëria bëri përparim të madh drejt BE-së
14 maj 2025
| 12:01
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursua von der Leyen e ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama pas fitores në zgjedhjet e 11 majit.
Nëpërmjet një postimi në “X”, Von der Leyen ka thënë se nën drejtimin e Ramës, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt BE-së.
“I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj elektorale. Nën drejtimin tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt BE-së. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë bashkë për reformat e BE-së. Shqipëria bën pjesë në BE”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Rama pritet që sot nga sheshi “Skenderbej” në Tiranë ta shpall fitoren e madhe, duke filluar nga ora 19:00.



