Vonesa e Hekuran Muratit në konferencë, Qeveria ua lë fajin gazetarëve që nuk e pritën

25 janar 2023 | 13:08

Gazetarët e akredituar në Qeverinë e Kosovës e kanë bojkotuar konferencën e paraparë të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për shkak të vonesës së tij.

E për këtë ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka fajësuar gazetarët se konferenca nuk u mbajt meqë “interesi publik nuk u vendos në rend të parë”.

“Shprehim keqardhje për atë që ndodhi sot. Vonesat në fillimin e konferencës për media ishin të arsyeshme meqë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar. Mbajtja e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë ishte paralajmëruar paraprakisht. Me gjithë konsideratën për punëtorët e medieve që ishin prezent në ndërtesën e Qeverisë, besoj shumë që kjo situatë ka mundur të shmanget. Konferencat për media pas mbledhjes së Qeverisë janë me interes për publikun. Sot nuk pati konferencë për media sepse interesi publik nuk u vendos në rend të parë”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Daniel Serwer, ka deklaruar se versioni i fundit i…