Votat e diasporës i sjellin VV-së edhe një ulëse, LDK-ja humb një
11 qershor 2026
| 23:42
Numërimi i vetëm katër për qind të votave nga përfaqësitë diplomatike i ka shtuar një ulëse Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa i ka ulur një Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Nga numërimi i deritanishëm rezulton se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë edhe ulësen e 49-të, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse.
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike ka nisur mbrëmjen e së enjtes.



