Votimi për Kryesinë e re të PD-së, Këshilli voton Jozefina Topallin, por jo Arben Imamin (video)

29 maj 2022 | 10:46

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike riktheu dje në Kryesi, pas shumë vitesh, ish-nënkryetaren e partisë, Jozefina Topalli.

Ajo u afrua me Berishën në Kuvendin e fundit Kombëtar, ku mbajti edhe një fjalim për dështimin e Bashës në drejtimin e partisë.

Topalli ishte e treta më e votuara nga zonjat, me 118 vota, pas Fatbardha Kadiut dhe deputetes Ina Zhupa.

Ajo së bashku me Arben Imamin u veçuan nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, një ditë para votimit se i kanë shtuar vlerat listës së kandidatëve, duke thënë se të dy ishin larguar brutalisht nga partia.

Por, teksa Topalli u pranua nga Këshilli, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Imamin.

Ai mori vetëm 53 vota nga 227, duke dështuar të futet në kryesi. Madje njëri prej votuesve e nxori fletën e tij të pavlefshme, pasi kishte shënuar “Jo” në krah të emrit të Imamit.

Video: https://youtu.be/BOksE3yz42w

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënoficerët e Policisë Ushtarake të FSK-së po mbajnë kurs të…