Voton Ali Ahmeti: Ftoj të gjithë të votojnë për fitoren e madhe të kauzës sonë evropiane

24 prill 2024 | 12:50

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka votuar për zgjedhjet predidenciale në vendin e tij të lindjes, Zajaz.

Pas votimit, Ahmeti ka uruar për proces demokratik zgjedhor. Ai ka ftuar qytetarët që të votojnë për kauzën evropiane.

“Sot në Zajazin tim shfrytëzova të drejtën demokratike të votës për të lënë gjurmë kontributi në trasimin e së ardhmes evropiane. Me votën tonë kemi shansin historik të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin tonë euro-amerikan, t’i themi JO Rusisë, PO Evropës! Andaj, ju ftoj të gjithëve që të votoni për fitoren e madhe të kauzës sonë evropiane! Uroj proces të mbarë zgjedhor, në frymë plotësisht demokratike dhe evropiane!”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Kandidat i BDI-së për president është Bujar Osmani.

May be an image of 3 people and textMay be an image of 5 people, people studying and textMay be an image of 3 peopleMay be an image of 2 people and textMay be an image of 3 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën, më 20 prill 2024, në ambientet e Ambasadës…