Voton djali i Hashim Thaçit: Presim një ndryshim që duhet të ndodhë
07 qershor 2026
| 13:39
Pasardhësit e dy prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli sot kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.
Që të dy kanë votuar paraditen e së dielës në qendrën e votimit, saktësisht në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë.
Klestor Veseli, i shoqëruar nga nëna dhe vëllai, nuk ka pranuar të prononcohet për media. I shoqëruar nga nëna e tij ishte edhe Endriti, djali i Hashim Thaçit.
Ai për “KosovaPress”, ka thënë se presin një ndryshim që duhet të ndodh.
“Presim një ndryshim i cili duhet të ndodhë”, ka thënë Endrit Thaçi.
Ndërkohë, kujtojmë që gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ende duke vazhduar.



