Voton Ekrem Kastrati: Këto zgjedhje janë për të mirën e Malishevës

17 tetor 2021 | 11:37

Sot në orët e para të ditës, ka votuar edhe kandidati për kryetar të Malishevës, nga partia NISMA, Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Kastrati në një deklaratë për media, ka thënë se, kjo është një ditë e bukur për Malishevën.

Tutje, Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime sepse këto janë zgjedhje për qytetarët dhe të mirën e Malishevës.

Postimi i plotë i Kastratit:

“Qytetarë të dashur të komunës sonë, ju përshëndes të gjithëve, në këtë ditë mjaft të bukur për Malishevën.

Jam shumë i lumtur sot, tek sa qytetarët tanë po vendosin përmes të drejtës së tyre me votë, për fatin e Malishevës për 4 vitet e ardhshme.

Pavarësisht bindjeve politike, kërkoj nga secili qytetar i yni, të dalin dhe të votojnë, që t’i kontribuojnë ecurisë së mirë të kësaj dite zgjedhore, që ta ndihmojnë demokracinë, sepse këto zgjedhje janë për qytetarët tanë, janë për komunën tonë, janë për të mirën e Malishevës.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale 2021, ndërsa…