Voziti në ndikim të alkoolit, policia i merr lejen për gjashtë muaj dhe e gjobit 200 euro

21 shkurt 2024 | 08:28

Një vozitësi në Gjilan policia i ka hequr të drejtën për vozitjen e mjeteve motorike në afat prej gjashtë muajsh, si dhe e ka gjobitur me 200 euro.

Policia thotë se kjo u bë për shkak se ai ka qenë duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit.

“Pasi që I është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.74”, shkruan në kumtesën e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia është duke rindërtuar kapacitete për t’i destabilizuar shtetet evropiane…