
Vrasja e policit në veri, ambasadori gjerman: Autorët duhet të dalin para drejtësisë, sundimi i ligjit duhet të zbatohet
24 shtator 2023
| 10:59
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vrasjes së një polici në veri, duke thënë se autorët e këtij sulmi duhet të dalin të dalin para drejtësisë.
Rohde ka thënë se e mbështet plotësisht deklaratën e homologut të tij amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili më herët tha se ShBA-ja i dënon sulmet e orkestruara ndaj policisë.
“Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policit të vdekur dhe për policët e plagosur të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Rohde në “X”.