Kuvendi sot vazhdon seancën konstituive

11 shtator 2026 | 08:22

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot punimet e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të.

Seanca do të nisë në orën 11:00, ndërsa pika e vetme e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kujtojmë se Kuvendi ka zgjedhur tashmë kryetaren e re, Albulena Haxhiun, e cila mori 62 vota të deputetëve.

Seanca konstituive ishte ndërprerë pas deklaratës së deputetit serb Igor Simiq, ndërsa shtyrjen e saj e kishte njoftuar kryeparlamentarja Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO do të përkujtojë sot 25-vjetorin e sulmeve terroriste të…