Vrasja me eksploziv në Gjakovë/ Rrëfimi i djalit të viktimës: Ky është personi që dyshon se pagoi vrasjen e babait

06 mars 2024 | 14:31

Gani Ahmeti, djali i viktimës që u ekzekutua më eksploziv afër shtëpisë së tij ka rrëfyer edhe njëherë se si ndodhi rasti i vrasës së babait të tij, Haxhi Ahmetit, shkruan Insajderi.

Gani Ahmeti ka akuzuar djalin e axhës së tij, Bajram Ahmeti si të dyshuar për porositjen e vrasës me mjet eksploziv të babait të tij para shtëpisë së tyre në Gjakovë.

Ai tregton se cilat kanë qenë raportet e familjes së tij me Bajram Ahmetin, djalin e axhës.

“Raportet me xhaxhain kanë qenë mirë por me djalin e tij jo, Bajram Ahmeti. E ka shti babën e vet me ma vra vllaun, Ali ahmetin. Më pas 2018 e ka shto Dodë Gjikolën me ma vra babën me eksploziv. E vllau në vitin 2013 është vrarë nga xhaxhai im, Abaz Ahmeti”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Nesër pritet të jepet fjala përfundimtare e Gjykatës lidhur me të akuzuarin Dod Gjikolaj.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 5 gusht 2022 nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Dod Gjikolaj, po akuzohet se më 14 tetor 2018, në fshatin Smolicë të Komunës së Gjakovës, ka privuar nga jeta të ndjerin Haxhi Ahmeti.

Aktakuza thotë se Gjikolaj kishte vendosur eksploziv në dyer të oborrit të H.A dhe me teledirigjues e ka aktivizuar ku ka mbetur një person i vdekur dhe A.K i lënduar. Gjikolaj ngarkohet për “Vrasje të rëndë” dhe posedim të paautorizuar të materialit eksploziv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka…