Vrasja në Pejë, Krasniqi kërkon urgjentisht të formohet taskë-forca për mbrojtjen e grave

16 prill 2024 | 11:33

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas rastit të vrasjes së gruas në Pejë nga bashkëshorti i saj.

Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se dy gra janë vrarë në tri ditë nga partnerët e tyre, të cilët kanë qenë edhe më parë të denoncuar në polici për çështje të dhunës në familje.

Ai ka thënë se ky është “alarmi që duhet të zgjojë secilin person që ka sado pak përgjegjësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve,  e institucionet shtetërore kanë më së shumti”.

“Dy gra të vrara në tri ditë nga partnerët e tyre – të cilët kanë qenë edhe më parë të denoncuar në polici për çështje të dhunës në familje. Ky është alarmi që duhet të zgjojë secilin person që ka sado pak përgjegjësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve – e institucionet shtetërore kanë më së shumti. Çfarëdo që është duke bërë aktualisht Qeveria e Kosovës, nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë. Prandaj, ju bëjë thirrje që urgjentisht të krijojnë një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet. Duhet vepruar pa justifikime dhe pa përjashtime. Pa pardon për recidivistët. Me ndëshkueshmëri maksimale për dhunuesit dhe vrasësit e grave. Duhet garantuar mbrojtje, mbështetje dhe siguri për gratë. Mos lejoni që Kosova të shndërrohet në një vend ku jeta e grave nuk vlen aspak. Lëvizni, ju lutem, sepse nuk është momenti për fjalë!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka folur në një konferencë…