Vrasja në Podujevë: Arrestohen dy persona të dyshuar

03 maj 2023 | 22:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar dy persona të dyshuar  për vrasjen, e  cila ka ndodhur një muaj më parë në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Sipas policisë personat e dyshuar janë  B.S, mashkull 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe  I.S, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën vrasje , që ka ndodhë me datën 26.03.2023, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet tutje”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i RTK-së në mbledhjen e datës 3 maj me…