Vrasje aksidentale në Podujevë: Shtiu tek baxhanaku gjatë gjuetisë

12 janar 2022 | 20:30

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja në Pakashticë të Podujevës.

I vrarë ka mbetur M.K. mashkull 30-vjeçar, kurse Policia ka arrestuar të dyshuarin F.B mashkull 34-vjeçar.

E tërë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi të dy kanë dalë në gjueti dhe F.B. nga Pakashtica ka vrarë aksidentalisht M.K. nga Dumnica.

Kështu thonë burimet e “Indeksonline”.

Po ashtu të njëjtat burime tregojnë se F.B. dhe M.K. janë mes vete baxhanakë.

Ndryshe rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e të shtënave me armë një person ka…