Vrasje në Tiranë, ky është 27-vjeçari që humbi jetën nga plumbat, policia jep detaje

11 maj 2021 | 00:05

Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Viktima është Mehmet Qema 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.

Policia deklaron se 27 vjeçari rreth orës 23:15 në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

ABC mëson se Qema është plagosur gjatë një konflikti mes disa personave.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit. Janë shoqëruar në komisariat disa persona të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Gjithashtu policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kjo është vrasja e dytë brenda pak orëve në vend, pasi në mesditë në Vlorë u ekzekutua Bledar Birçaj.

Informacion paraprak

Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit. Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vizitorët në kështjellën famëkeqe të kontit Vlad Tepez, ose siç…