Vrasje, sabotime dhe sulme: Lufta fantazmë e Kievit kundër Putinit

12 tetor 2022 | 22:50

Nga Andrea Muratore “Il Giornale

Lufta e Ukrainës kundër Rusisë, është një luftë shumëdimensionale. Është një luftë në terren, që sheh përballë njëra-tjetrës ushtritë e Kievit dhe Moskës. Është një luftë diplomatik, me përplasjen e fortë verbale midis Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin në skenën ndërkombëtare.

Së fundi, është lufta midis shërbimeve sekrete, një lojë që luhen në fshehtësi, dhe që shtrihet edhe jashtë kufijve të Ukrainës. Dhe nëse në terren mbështetja e shërbimeve sekrete të vendeve si Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe po i jep shërbimeve ukrainase një mbështetje të qartë dhe shumë efektive, janë po kaq interesante operacionet asimetrike të kryer nga Kievi drejtpërdrejt në zemër të perandorisë së Putinit.

Është një luftë e ndryshme, pa rregulla, e zhvilluar në mënyrë të pavarur nga shërbimet sekrete ukrainase për të dobësuar besimin e ‘rrethit magjik’ të Vladimir Putinit, dhe në të njëjtën kohë për t’i treguar Perëndimit kapacitetin të vepruar në mënyrë të pavarur.

Një “lojë hijesh”, sa për të cituar emrin që i vunë Lojës së Madhe të shekullit XIX me Perandorinë Britanike, që u zhvillua direkt brenda kufijve të Federatës Ruse. Kjo është një luftë pa ndalesa, e cila po vazhdon prej muajsh. Për të qenë të saktë, që nga fundi i muajit prillit, 2 muaj pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Moska filloi ta kuptonte atë kur një depo municioni në qytetin rus Belgorod mori flakë më 27 prill, disa ditë pas një shpërthimi të fuqishëm në një rafineri nafte dhe mbi një depo armësh në Bryansk, dhe një bazë ajrore në Ussuriysk, në Lindjen e Largët Ruse.

Ndërsa askush nuk ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për këto lëvizje, ofensiva ka bërë që të ngrenë kokën shumë grupe të fshehta:kundërzbulimi rus pretendoi se kishte penguar një përpjekje për të vrarë propagandistin televiziv rus Vladimir Solovyov disa orë pas zjarrit në Bryansk.

Po ato ditë u hodhën në veprim partizanët kinernetikë dhe “komuniteti i punonjësve të hekurudhave bjelloruse”, autor i sabotimeve misterioze, të cilat shkaktuan shqetësim tek presidenti Lukashenko por edhe tek vetë Rusia.

Kjo luftë vazhdoi në gusht me ngjarjen e tmerrshme dhe të diskutueshme:sulmin me bombë ndaj Darya Dugina, që në fakt kishte si objektiv kryesor babain e saj, Alexander Dugin, teoricien i ideologjisë euroaziatike, dhe e pati kulmin me sulmin e fundit ndaj Ura së Kerçit, një simbol i lidhjes midis Krimesë së ri-aneksuar dhe pjesës tjetër të Rusisë, akt që Putini e ka paraqitur në publik si të pakthyeshëm, dhe të cilin Kievi dëshiron ta kundërshtojë me luftë.

Cili do të jetë fundi i kësaj lufte? Përshkallëzimi i luftimeve, duke e zhvendosur luftën brenda zonës rusë. Pasi këtu del në pah cenueshmëria e Rusisë dhe e kundërzbulimit të saj. Akt pas akti, dëmtohet konsensusi mbi konfliktin në rrethin më të ngushtë të Putinit.

Krahas Zelenskyt, drejtuesit kryesorë të këtyre operacioneve janë dy. Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase (GUR) dhe mbi të gjitha 50-vjeçari Mikhail Podolyak, këshilltari kryesor politik i Zelensky, një ish-gazetar dhe ekspert i çështjeve strategjike, që shpesh ka shpjeguar ose parashikuar në fshehtësi manovrat e kësaj strategjie.

Për shembull, ditët e fundit Podolyak tha se ka pasur një gabim tragjik me rastin “Dugina”, duke theksuar se e reja e vrarë në sulmin e kësaj vere, “nuk ishte në listën e shënjestrave për t’u goditur”, duke lënë gjithsesi të nënkuptuar ekzistencën e një liste të zezë nga shërbimet sekrete të Kievit.

Megjithatë në gusht Podolyak, kishte parashikuar në një postim në rrjetet sociale manovrat kundër Urës së Kerçit, duke e përcaktuar atë si një objektiv kryesor dhe legjitim. Ndërkaq më 8 tetor, menjëherë pas sulmit mbi urë, Podolyak, deklaroi se ai akt ishte “vetëm fillimi”.

Më vonë, ai bëri deklarata të mjegullta, duke aluduar se sulmi ishte produkt i luftës për pushtet në Kremlin, dhe konkretisht midis Ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të cilin ai e cilëson si organizator dhe shërbimit sekret rus, FSB.

Sulmi synonte të diskretitonte këtë të fundit, i akuzuar prej kohës për edhe për gabime të rënda në vlerësimin e situatës në Ukrainë para pushtimit. Siç e thekson Davide Maria de Luca tek “Domani”, strategjia është e qartë:“Nëse Putini bombardon qytetet e Ukrainës, ukrainasit i cingërisin çdo javë nervat udhëheqësve të lartë të Putinit, përmes sulmeve të tilla të papritura dhe që kanë peshë strategjike”.

Kështu shtunën, disa orë pas postimit të Podolyak në Twitter, shërbimet ukrainase të sigurisë përhapën zërat për arrestime të shumta në radhët e larta të ushtrisë ruse. Lajmi u përgënjeshtrua shpejt nga Moska, por jo përpara se të rimerrej nga disa blogerë ushtarakë të afërt me Prigozin, themeluesin e Grupit Vagner, dhe fraksionin e tij.

Siç e theksohet dhe De Luca, atyre nuk u mungon autonomia ndaj aleatëve, me Uashingtonin në krye. Mbyllja e infrastrukturës hekurudhore nuk është një katastrofë e plotë për Kremlinin, pasi ka ende urën tokësore për në Krime, që shtrihet nga kufiri rus në Rostov deri në gadishull.

Por goditja e projektit simbol, i shton një problem të brendshëm një serie pengesash të tjera, të cilat filluan qëkur ushtria ukrainase nisi kundërsulmimin e saj të suksesshëm muajin e kaluar. Dhe duke qenë se ndodhi menjëherë pas shpërthimeve në tubacionin e “Nord Stream”, kjo ngre pyetje mbi aftësisë së Ukrainës dhe aleatëve të saj për të synuar infrastrukturën kryesore ruse.

Këtu përfshihen edhe manovrat e luftës psikologjike të Podolyak. Godit dhe mbill konfuzion:natyra asimetrike e ofensivave të Ukrainës e rrit çorientimin ushtarak të rusëve, dhe mbi të gjitha të krerëve në Moskës si dhe dyshimet e tyre mbi të ardhmen e luftës.

Në këtë mënyrë, shërbimi sekret ukrainase e konfirmon veten si një makineri komplekse, por jo plotësisht e formuar sipas imazhit të aleatëve të saj perëndimorë.

Shërbimet sekrete të Kievit, si ai ushtarak dhe kundërzbulimi (SBU), janë një krijesë e çuditshme:ato kombinojnë trashëgiminë sovjetike, bazuar tek aftësinë për të zbatuar operacione infiltrimi, me mbledhjen e të dhënave në terren, një element ky i shërbimeve perëndimore, bazuar tek teknologjitë më inovative dhe tek një përvojë e mirë-krijuar në terren, që në 8 vite i ka shndërruar ato në njësi luftarake të mirë-strukturuara.

Në institucionin ukrainas më besnik ndaj presidentit Zelensky dhe shokëve të tij të armëve, ato formojnë “triumviratin” kryesor të politikës ukrainase. Së bashku me kreun e shtetit, është Podolyak dhe kreu i këshilltarëve ushtarakë Oleksej Arestovych.

Nga qendra e Kievit ata drejtojnë një “lojë hijesh”, e cilat është e pakapshme për vetë rusët dhe shqetësuese për udhëheqjen në Moskë. Një lojë që ka synimin ambicioz dhe kompleks për ta çuar luftën në zemër të Federatës Ruse. Një lojë e rrezikshme, por që tregon se sa larg është Ukraina nga të qenit të paaftë për veprimet e veta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se ish-anëtari i…