Vriten 16 luanë për mjekësi popullore

06 janar 2020 | 10:49

16 luanë janë vrarë mizorisht për t’u marrë fytyrat e për t’ua shitur si përbërës për mjekësi popullore.

Gjahtarët e paligjshëm kanë hyrë në një zonë të rrethuar, në Afrikën e Jugut, ku kanë vrarë edhe disa luanesha të cilat duhej të lindnin këlyshë pas pak ditësh.

Mendohet se luanëve u është dhënë mish pule i helmuar për t’i paralizuar dhe nga gjithë kopeja ka mbijetuar vetëm një këlysh.

Luanët po mbaheshin në një qendër për kafshë, në provincën veri-perëndimore të Afrikës së Jugut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 28-vjeçar u gjobit me 17 mijë dollarë pasi hodhi…