Vritet Ali Larijani – një nga figurat kryesore të pushtetit në Iran
Ali Larijani, një nga figurat më të fuqishme të Iranit dhe një njeri i besueshëm i udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në një sulm ajror në kryeqytetin Teheran, më 17 mars.
Në postin e fuqishëm të sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit – organit kyç të politikëbërjes në këtë vend – Larijani ishte udhëheqës de facto i Republikës Islamike, pas vrasjes së Khameneit në një sulm izraelit, më 28 shkurt.
Edhe pse nuk ishte klerik, ai ishte një figurë unifikuese, duke bashkuar fraksione politike dhe duke mbajtur lidhje të forta me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), shërbimet e inteligjencës dhe establishmentin klerikal.
Me vdekejn e Khameneit, me djalin e tij si pasardhës të kontestuar dhe tani me Larijanin e vdekur, Irani përballet me atë që shihet si një boshllëk lidershipi.
Vdekja e tij, thonë ekspertët, mund t’i ndërlikojë edhe përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës aktuale.
“Midis atyre që njohim se janë ende brenda sistemit të Republikës Islamike – pra politikanët që mund të konfirmojmë se janë ende [gjallë] – nuk ka zëvendësim për Ali Larijanin në këtë rol”, thotë Babak Dorbeiki, analist politik me seli në Britani./REL/



