Vritet komandanti i një ndër batalioneve kryesore ruse në Ukrainë

19 prill 2022 | 21:17

Një tjetër komandant i njërit nga batalionet ruse është vrarë ditën e sotme në Ukrainë, humbje kjo që ka një domethënie të madhe për Rusinë.

I njohur më mirë me pseudonimin Misha Çeçeni, Mikhail Kishchik vdiq teksa trupat ruse dhe forcat e separatistëve filluan një sulm kundër ushtrisë ukrainase në lindje të vendit.

Kryeministri i republikës së vetëshpallur popullore të Luhansk (LNR) Sergei Kozlov lajmin e bëri të ditur në rrjete sociale ku u shpreh se ka një lajm, të trishtë nga vija e frontit ku nënkoloneli Mikhail Kishchik ka ndërruar jetë.

Kozlov shtoi se Kishchik dhe shokët e tij u rrethuan nga ukrainas afër qytetit të Kreminës dhe luftuan deri në fund.

Kremina është një nga pikat në vijën e frontit ku forcat ruse po përpiqen të avancojnë drejt qyteteve më të mëdha të Lysychansk dhe Severodonetsk, të mbajtura nga trupat ukrainase.

Kishchik dhe batalioni i tij kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga viti 2014. Në fazat e hershme të konfliktit, ai dhe luftëtarët e tij u akuzuan për plaçkitje të zonave të banuara në rajonin e Luhanskut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e mirë në La…