Vritet një 41-vjeçar në Fier të Shqipërisë

07 dhjetor 2023 | 13:37

Një 41-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri paraditen e kësaj të enjteje në qytetin e Fierit. Elton Javori është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli”.

Autori i ngjarjes është ende i paidentifikuar. Në zonë ka kamera sigurie që mund të ndihmojnë për të zbardhur rastin dhe kapur autorin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri Federal i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë se rikthimi…