Vritet një 43-vjeçar në Shkodër

06 nëntor 2019 | 16:32

Një person është vrarë sot në Shkodër dhe bëhet fjalë për 43-vjeçar me inicialet Gj.K.

Policia ka bërë me dije se është nisur në drejtim të vendngjarjes, por deri më tani rrethanat janë të paqarta.

“Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka njoftuar policia raporton “TCh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka nderuar ngjarjet…