Vritet një deminues nga Kosova në Jemen

21 janar 2019 | 17:25

Pesë ekspertë deminues janë vrarë në një eksplodim në Yemen.

Njëri prej tyre është nga Kosova , ndërsa katër të tjerët janë nga vende të ndryshme evropiane, njofton “Klan Kosova”.

Këtë e ka bërë me dije një organizatë saudite që ishte e ngarkuar me këtë punë.

Ndihma humanitare dhe Qendra e Ndihmës së Mbretit Salman (KSRelief) ka theksuar se dy nga të vrarët ishin afrikanë, një kroat, një boshnjak dhe një kosovar.

Ngjarja ka ndodhur të dielën kur një makinë që mbante mina të shkatërruara shpërtheu në provincën qendrore Marib.

Një shtetas britanik është plagosur në shpërthim, ka bërë me dije KSRelief pa emëruar viktimat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë inspektorët shëndetësorë kanë hyrë në grevë për të…