Vritet një grua e moshës 83-vjeçare në Ferizaj

10 gusht 2020 | 11:50

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Ferizaj, ka njoftuar Policia e rajonit Ferizajt.

Në njoftimin për medie të policisë është bërë me dije se viktima është një gruar 83-vjeçare, ndërsa është arrestuar një i dyshuar.

“Rreth orës 08:20, policia ka marrë informatën për një rast vrasje e rëndë në Ferizaj . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë. Viktima M.Ç. (Shtetase e Kosovës e moshës 83 vjeçare). Pas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast ku i njëjti është duke u intervistuar”, është thënë në njoftimin e Drejtorisë Rajonale Ferizaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Futbollit Partizani, ka zyrtarizuar Ilir Dajën si trajner…