Vritet një person në Pejë

07 maj 2021 | 14:42

Një vrasje ka ndodhur të premten në fshatin Vitomiricë të Pejës. Viktima është një burrë i moshës 60-vjeçare.

Rastin për e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë me dije se kanë arrestuar dy të dyshuar për këtë rast.

“Rreth orës 13;15, në rrugën ‘Hysen Hykaj’ në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërguar në emergjencë dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare. Dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar”, ka thënë Gashi për “Express”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka kritikuar Ministrinë e  Drejtësisë…