Selimi: Publikimi i shpenzimeve për të akuzuarit e Speciales, dëmton parimin e barazisë

07 maj 2021 | 14:37

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka kritikuar Ministrinë e  Drejtësisë për publikimi i shpenzimeve për të akuzuarit nga  Gjykata Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një veprim i tillë krijon dëmtim të parimit juridik të barazisë së armëve para arbitrit.

Selimi ka drejtuar edhe kritika tjera ndaj Ministri së Drejtësisë.

Postimi i plotë i Selimit:

Mbi të gjitha duhet të jemi profesionistë e të ndërtojmë politika (policy) përtej politikës (politics).

Ministria e Drejtësisë duke mos pasur vizion e duke punuar me aparatçikë të revolucionit ushtron dhunë mbi sistemin duke bërë politikë ditore (politics) në vend se të ndërtojë politika (policy).

E di se do të bëjnë gjueti të shtrigave e do të krijojnë drama të panevojshme, por Kosova ka prodhuar kualitet të rezistencës.

Publikimi i shpenzimeve për të akuzuarit e Gjykatës Speciale, krijon dëmtim të parimit juridik të barazisë së armëve para arbitrit (Gjykatës).

Krijimi edhe i një komisioni për të bërë punën e njëjtë me komisionin e vetingut është abuzim i parasë publike për të njëjtin rezultat.

E informoj shefin e Ministrisë së Drejtësisë, aparatçikun që shërben si Zv.Ministër që t’i dërgojë edhe shumë kontrata tjera që i kam nënshkruar si Ministër në prokurori. Ndoshta atëherë do të tërheq mjaftueshëm vëmendjen e liderit e ndoshta atëherë lideri do t’ia rrahë lehtë supet e t’i thotë “aferim o trim”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,  i ka reaguar Këshillit  Prokurorial…