Vritet një person në Prishtinë

25 shtator 2022 | 14:21

Një person është vrarë në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kolovicë”.

Rastin e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Ulaj ka thënë se lidhur me rastin një i dyshuar është shoqëruar në polici.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është njoftuar nga policia për një rast që ka ndodhur sot në Kolovicë, me ç’rast e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësite e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë e zjarrit, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, derisa një person tjetër është shoqëruar në stacionin policor. Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ulaj për “Klankosova.tv”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, më 24 shtator ka nënshkruar amendamentet…