Vritet një shtetas amerikan në Beograd, policia e Serbisë jep detaje

04 maj 2021 | 22:48

Media e Beogradit njoftoi sonte identitetin e amerikanit të vrarë në kryeqytetin e Serbisë, duke deklaruar se ishte Gavin Glim, zhdukja e të cilit u raportua më 1 maj.

Sipas tyre, ai u vra në Beograd natën midis të hënës dhe të martës në Bulburder, në Zvezdari.

Ai u rrah për vdekje gjersa vrasjes i parapriu një fjalosje me serbët që ishte duke u argëtuar, në rrethana ende të papërcaktuara.

Sipas informacionit të parë, amerikani ishte nën ndikimin e alkoolit natën e kaluar dhe dëshironte të qëndronte në një hotel në të njëjtën rrugë. Dyshohet se e dëbuan nga hoteli sepse ishte në gjendje alkoolike dhe po grindej me punonjësit.

Ndërkohë, policia serbe ka arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e shtetasit amerikan. Të dyshuarit akuzohen për veprën penale të vrasjes së rëndë, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Lartë Publike.

Gazeta beogradase, nova.rs njoftoi se shtetasi amerikan u vra nga lakmia për vetëm 2,500 dinarë (21 euro) gjersa valixheje e 54-vjeçarit me dokumentet e tija u gjet pranë një bari në kryeqytetin serb

Ndryshe, amerikani erdhi në Beograd në fund të vitit të kaluar, ku jetoi me një vajzë, një qytetare të Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë…