Vritet politikania kurde në Siri nga forcat pro turke

13 tetor 22:07

Politikania kurde Hevrin Khalf 35 vjeç është vrarë në mesin e 9 civilëve të tjerë gjatë ofensivës së Ankarasë përgjatë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë . Lajmin e bëri të ditur një monitorues i të drejtave të njeriut.

“Nëntë civilë janë ekzekutuar në momente të ndryshme në pjesën jugore të qytetit Tal Abyad”, tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Sipas forcave kurde, në mesin e personave të vrarë është politikania Hevrin Khalaf dhe shoferi i saj.

Forcat Demokratike Siriane thanë përmes një deklarate se ajo është nxjerrë nga makina  gjatë një sulmi të përkrahur nga forcat turke dhe është ekzekutuar nga grupet mercenare të mbështetura nga Turqia.

“Kjo është dëshmi e qartë se shteti turk po e vazhdon politikën kriminale kundër civilëve të paarmatosur”, thuhet në deklaratë.

Khalaf ishte sekretare e përgjithshme e partisë “E Ardhmja e Sirisë”. Mutlu Civiroglu, njohës i politikës kurde, tha se vdekja e saj është një humbje e madhe. “Ajo kishte talent për diplomaci. Ajo gjithmonë merrte pjesë në takimet me amerikanët, francezët dhe delegacionet e huaja”, tha ky analist.

Turqia dhe aleatët e saj e filluan të mërkurën ofensivën kundër njësiteve kurde, të cilat janë shtylla e Forcave Demokratike Siriane.

Media britanike “The Guardian” shkruan se Presidenti turk, Erdogan, ka thënë se dëshiron ta krijojë një zonë të lirë në veri të Sirisë, ku do të mund të vendoseshin refugjatët që tashmë jetojnë në Turqi. /abcnews

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka bërë të ditur se…