Vuçiç telefonon “armikun nr.1” të SHBA-së, Maduron e Venezuelës! I kërkon thellim të marrëdhënieve me Serbinë

21 gusht 2025 | 23:37

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten e ka zhvilluar një bisedë “të mirë dhe përmbajtësore” përmes telefonit me presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro, lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç e quajti Maduron “mik të madh” të Serbisë dhe e falënderoi për qëndrimin e tij karshi Kosovës.

“Serbia e vlerëson shumë mbështetjen parimore dhe të qëndrueshme të Venezuelës sa i përket ruajtjes së integritetit tonë territorial dhe mosnjohjes së shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, theksoi Vuçiç.

Telefonata e Vuçiç me Maduron vjen në një kohë kur diktatori venezuelian është cilësohet si një ndër armiqtë më të mëdhenj të SHBA, teksa presidenti amerikan Donald Trump e akuzon atë si përkrahës të karteleve të drogës që kanë përmbytur SHBA-të me drogëra vdekjeprurrëse.

Së fundmi SHBA rriti shpërblimin për arrestimin e Maduros në 50 milionë dollarë, ndërsa dje u raportua se pranë brigjeve të Venezuelës janë nisur një seri anijesh luftarake amerikane, të gatshme për të goditur kartelet e drogës, të shpallura si organizata terroriste nga administrata e Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesë e një shkrimi nga prof.Dr. Nuri Bashota. ...në muajin…