Vuçiq aktivizon Petkoviqin për propagandë: Kurti e quan kriminel çdo serb në veri të Kosovës

06 nëntor 18:25

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quan çdo serb në veri kriminel.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka shpërndarë disa fotografi të protestës që sot është mbajtur në veri të vendit, duke deklaruar se ato pamje flasin shumë, sipas tij, për urrejtjen që ka Kurti për popullin serb.

“Mbi 10 mijë persona protestuan sot dhe i thanë jo paligjshmërisë së Kurtit dhe nëpërkëmbjes së marrëveshjeve. Albin Kurti, mësohuni të mos i quani serbët kriminelë”, ka thënë Petkoviq.

Gjatë ditë së djeshme, Lista Serbe me anë të një konferencë për media ka bërë të ditur se janë larguar nga të gjitha pozitat në institucionet qendrore të vendit, si dhe në veri të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Mbi 100 zyrtarë policorë serbë të punësuar në Policinë…