Vuçiq: Ditë e vështirë në Bruksel

18 gusht 2022 | 20:18

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se 18 gushti ka qenë ditë e vështirë në Bruksel, por do të përmbahet nga çdo koment.

Ai i është referuar takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Ndonëse kanë biseduar për disa orë, Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për targat dhe dokumentet serbe.

Përmes një video-mesazhi në Instagram, ai ka paralajmëruar se do të deklarohet në 48 orët e ardhshme.

“Një ditë e vështirë është prapa nesh, ishte një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin tonë, nuk mund të them se ka përfunduar me sukses, por përmbahem nga komentet e tjera, sepse shpresoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli të arrijmë një zgjidhje kompromisi. Prandaj do të vazhdoj të luftoj për paqe dhe stabilitet”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.

Vuçiq teksa po mbaheshin takimet në Bruksel, ka thirrur një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, i cili do të mbahet të dielën, më 21 gusht, në Beograd, sipas mediave në Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha Evropa e ka zgjedhur lulen më të…