Vuçiq: Nuk kemi mundësi t’i zbatojmë idetë për Kosovën, Merkel i pengoi

08 shtator 2018 | 16:47

Në fjalimin e tij te Liqeni i Gazivodës i cili sipas tij është i rëndësishëm për serbët dhe shqiptarët, Aleksandar Vuçiq ka thënë se idetë e tij për Kosovën po pengohen nga kancelarja Angela Merkel.

“Nuk besoj se kemi mundësi t’i zbatojmë idetë e mia për Kosovën. Keni dëgjuar çka ka thënë Merkel, çka thonë shqiptarët”, ka thënë Vuçiq.

Shefi i shtetit serb nuk ka komentuar se cilat janë planet e tij, por sigurisht fjala është që Veriu i Kosovës t’i takojë Serbisë. Këto komente Vuçiq i ka bërë pas pyetjeve për qëndrimet e Angela  Merkel në Shkup ku ka folur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Vuçiq do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, e gjatë ditës së sotme pritet që ta vizitojë Liqenin e Ujmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ftuar qytetarët e Maqedonisë që…