Vuçiq: Për të mirën e shqiptarëve dhe serbëve duhet të zbardhet vrasja e Ivanoviqit

20 janar 2018 | 12:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke qëndruar në Kosovë.

Vuçiq duke folur për vrasjen e Oliver Ivanoviqit ka kërkuar që ky rast të zbardhet sa më shpejt.

“I porosisë shqiptarët, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve”, ka thënë Vuciq, para mediave gjatë vizitës së tij në Manastirin e Zveçanit.

Vuçiq vizitën në Kosovë ka paralajmëruar menjëherë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit afër zyrave të partisë së tij në Mitrovicën Veriore.

Presidenti i Serbisë rreth orës 12:00 do të bëj homazhe pikërisht tek vendi ku është vra Ivanoviqi.

Rreth orës 12:15 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut, njofton Klan Kosova.

Pastaj do të niset për në Graçanicë, ku në orën 17:00 do ta vizitojë Manastirin, pastaj në ora 17:30, do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat maqedonase kanë publikuar pesë emrat e rinj të propozuar…