Vuçiqi anulon vizitën në Kosovë?

06 shtator 2018 | 19:01

Vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka gjasa që do të anulohet.

Vuçiqi është afër vendimit që ta anulojë vizitën në Kosovë dhe ka urdhëruar që të ndërpriten të gjitha kontaktet me Prishtinën, kurse vazhdimi i bisedimeve në Bruksel që është caktuar për të premten, me gjasë do të anulohet, ka njoftuar gazeta serbe “Veçernje Novosti”.

Kjo gazetë shkruan se institucionet e Kosovës e kanë njoftuar Beogradin që presidentit të Serbisë do t’i ndalohet që ta vizitojë liqenin e Ujmanit, e që sipas, gazetës, ky është një provokim të cilin Vuçiqi nuk dëshiron dhe nuk mundet ta durojë.

Sipas “Veçernje Novosti”, mundet të ndodhë që presidenti serb, Vuçiq t’i drejtohet popullit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur të enjten mbledhje të…