Vuçiqi: Beogradi do të bëjë gjithçka për të shtensionuar situatën në Kosovë

01 qershor 2023 | 13:22

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Beogradi do të bëjë gjithçka për të shtensionuar situatën në Kosovë.

Vuçiqi është duke marrë pjesë në një samit evropian në Kishinjev të Moldavisë.

Në një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, Vuçiqi ka thënë se në margjina të kësaj ngjarjeje, ka pasur një sërë takimesh, përfshirë atë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.

“Biseda për sfidat aktuale në ‘Kosovë e Metohi’, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për rrugën evropiane të Serbisë, por edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e dialogut politik dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. Ndajmë të njëjtin përkushtim për të ardhmen e përbashkët, paqen dhe stabilitetin”, ka shkruar Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Luis Mendilibar ka bërë një punë të jashtëzakonshme në…