Vuçiqi, i kënaqur me marrëveshjen KEDS-Elektroserver
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të dielën se është i kënaqur që Kompania kosovare për distribuimin e energjisë elektrike (KEDS) dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje për furnizimin me energji elektrike në veri të Kosovës.
“Po i shikojmë ende detajet, do të vijojë nënshkrimi i kontratës me popullatën. Siç e dini, vetëm 11 për qind e banorëve të veriut kanë paguar rrymë, jam i kënaqur që KEDS dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje dhe kështu shmangim çdo mundësie që populli në veri të Republikës së Kosovës të mbetet pa rrymë”.
“Ka qenë një çështje tjetër e rëndësishme për ne, që kjo lloj marrëveshje nuk e paragjykon çështjen e pronës dhe mendoj se këto janë gjërat që kemi arritur t’i bëjmë”, ka thënë presidenti serb, raportojnë mediat në Beograd.
KEDS-i ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.