GAP-i: Sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit, qeveria ndau më shumë mjete për komunat që drejtohen nga LV-ja

10 dhjetor 2023 | 13:31

Instituti GAP ka analizuar ndarjet buxhetore për vitin 2024, duke i krahasuar ato me të vitit 2023.

Në raportin e GAP-it është thënë se sikur në vitin e kaluar, edhe këtë vit qeveria gjysmën e mjeteve i ka ndarë për katër komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nga gjithsej 859.2 milionë euro sa janë planifikuar për shpenzime kapitale për vitin 2024, rreth 83 për qind janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe 17 për qind janë planifikuar për projekte të reja kapitale. Pjesëmarrja e buxhetit të ndarë për investime kapitale në Bruto Produktin Vendor ka një trend rënës nga viti 2017, dhe në vitet 2021 dhe 2022 ka mbetur e pandryshuar, në nivel prej 8 për qind. Për më shumë, shkalla e realizimit të buxhetit të ndarë për investime kapitale mbetet e ulët, në nivel 60 për qind në vitin 2022 dhe në nivel 35 për qind deri në shtator të vitit 2023. Këtë vit, vlera e investimeve kapitale të reja të nivelit qendror të destinuara për projekte specifike në komuna është 21.8 milionë euro. Ngjashëm me vitin e  kaluar, edhe këtë vit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje (LV) ku mbi gjysma e kësaj shume (59.5 për qind apo 13 milionë euro) janë orientuar në katër komunat e udhëhequra nga LV-ja (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime). Këto komuna përbëjnë 14.5 për qind të sipërfaqes në Kosovë dhe 11.6 për qind të popullsisë”, është thënë në raportin e GAP-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka…