Vuçiqi i reagon Kroacisë për bazën ushtarake në Kosovë

07 maj 2021 | 14:28

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se e ka kuptuar mesazhin nga Kroacia lidhur me vendimin për ndërtimin e një kampi ushtarak në Kosovë.

“Natyrisht, ne duam marrëdhënie fer me të gjithë në rajon, specifikisht me Kroacinë. Këto deklarata nuk janë shprehje e respektit për Serbinë, do të provoj të jem i butë. Kur e thua atë, nuk mund të pretendosh që nuk e di se ne e konsiderojmë atë territor tonin, dhe se serbët atje mbajn në mend vuajtjet tragjike”, u ka thënë Vuçiqi, gazetarëve, shkruan “B92”.

Ai ka pyetur pse dikush kishte nevojë të merrte pjesë në atë, në vend që të refuzonte ofertën e KFOR-it.

“Ishte më e lehtë për ta të thoshin se ata nuk donin të merrnin pjesë kur morën ftesën. Për fat të keq, ata me qëllim e pranuan, duke u përpjekur të poshtërojnë Serbinë. Epo, ne e kuptuam mesazhin”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk do të kishte “Stuhi” të reja.

“Të gjithë ata që mendojnë se do të ketë ‘Stuhi’të reja, masakra, dëbime të popullsisë serbe,  mesazhi im është se nuk do të ndodhë. Dhe kur e them këtë, do të thotë se e garantoj atë”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka reaguar ndaj deklaratave të…