Vuçiqi: Nuk takohem me drejtuesit e opozitës, në kohën e tyre Kosova shpalli pavarësinë

13 shkurt 2019 | 14:39

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk është i interesuar për të biseduar me udhëheqësit e opozitës.

Vuçiqi ka thënë se për dialog me qytetarët është gjithmonë i hapur.

Në një intervistë për “TV Pink”, ai ka thënë se shumica kanë dashur për të biseduar me të, por ai nuk dëshiron të flasë me udhëheqësit e opozitës Dragan Gjilas, Vuk Jeremiq dhe Boshko Obradoviq dhe sipas tij nuk ekziston asnjë forcë që do ta detyrojë për një gjë të tillë.

“Nuk do t’i takoj më. Për popullin dhe qytetarët, unë jam gjithmonë i hapur. Por për këta hajdutë jo. Dhe pse nuk janë në burg, kjo është një pyetje e vështirë. Sepse ata ngritën tërë sistemin e drejtësisë. Çfarë duhet të bisedoni me dikë që thotë se unë po minoj integritetin territorial, por në kohën e tyre Kosova shpalli pavarësinë dhe Mali i Zi shkoi nga Jugosllavia”, ka thënë Vuçiqi.

Duke folur për protestat e opozitës, Vuçiqi ka thënë se mbështetja më e madhe për këto tubime ka ardhur nga mediet e Zagrebit, Sarajevës dhe Prishtinës dhe se është e nevojshme që njerëzit të imagjinojnë se pse po ndodhë kjo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpend Ahmeti, bashkëkryesues i ekipit negociator për bisedime me Serbinë,…