Vuçiqi: Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, duke përgatitur likuidimin e serbëve

11 gusht 2022 | 12:12

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Prishtina është ajo që dëshiron të sulmojë veriun e vendit.

Ai ka pretenduar se Kosova po e përdorë situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë dhe se sipas tij “është gënjeshtër se Serbia dëshiron të sulmojë këdo”.

“Kosova po përgatit likuidimin e popullit tonë nën petkun e luftimit të krimit, prandaj i paralajmëroi që të mos e bëjnë fare këtë”, ka thënë ai, raporton “Tanjug”.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se Beogradi po ndjek një politikë agresive me akuza se Beogradi mund të shkaktojë konflikt, Vuçiqi ka thënë se “kjo është disi qesharake, sepse kemi 170 ditë që dëgjojmë gënjeshtra të ngjashme”.

Ky reagim i kreut të shtetit serb ka ardhur pas deklaratës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti bërë në një intervistë për gazetën italiane “La Republicca” se  ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri midis Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti i talentuar Bardh Istrefi këtë vit është paraqitur me…