Vuçiqi punësoi sozinë në fushatën zgjedhore, misioni i tij sigurimi i votave për SNS-në

29 nëntor 2023 | 08:16

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një video humoristike në TikTok-in e tij zyrtar, e cila ka marrë shumë pëlqime nga mbështetësit e tij.

Në video shihet presidenti Vuçiq dhe një i ri me emrin Dalibor Goluboviq, i cili imiton me mjeshtri liderin serb.

“Kam thënë bukur që nuk po firmos asgjë”, i tha “i vërteti” Vuçiq në një moment sozisë së tij, Dalibor. Një mënyrë interesante për t’i rritur vlerësimet në një fushatë zgjedhore që është në ecje të plotë.

VIDEO

Kujtojmë se zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor së bashku me zgjedhjet provinciale.

Presidenti i Serbisë me shpalljen e zgjedhjeve shpërndau Kuvendin e Serbisë, i cili u zgjodh më 3 prill të vitit të kaluar dhe i cili nuk kreu as gjysmën e mandatit katërvjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas njoftimit, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të vazhdojë…