Vuçiqi pyetet nëse do takohet edhe me Osmani në Moldavi, ja si përgjigjet

01 qershor 2023 | 10:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka mohuar e as pohuar, nëse do të ketë sot një takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të liderëve evropianë në Moldavi.

Në pyetjen për këtë çështje, Vuçiqi është shprehur: “Nuk e di se kush vjen nga Prishtina, por unë do takohem me (Olaf) Scholz dhe (Emmanuel) Macron, përfundimisht. Ky do të jetë një diskutim vërtetë i rëndësishëm për ne”.

Kujtojmë që edhe shefi i BE-së, Josep Borrell, ka konfirmuar se është në pritje të takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri serb i Bujqësisë, Nenad Rikallo, është dënuar me 3…