Vuçiqi: Takimi me Hotin mbahet më 7 shtator, do të kërkojmë themelimin e asociacionit

07 gusht 2020 | 12:35

Më 7 shtator do të mbahet takimi i radhës në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Kjo është konfirmuar sot nga presidenti serbi, i cili ka folur edhe për temat që pritet të diskutohen atje.

Ai ka thënë se në Bruksel do të kërkojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kam folur me Lajçakun për të ashtuquajturin ligj për mbrojtjen e UÇK-së, dhe kam vënë në pah se ky është një ligj që përcakton se askush s’guxon të mendojë ndryshe, ose arrestohet. Do ta shohim se si reagon Brukseli ndaj këtij ligji”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuara prej deputetëve që…