Vuçiqi thotë se nuk bisedon me autoritetet e Kosovës pa heqjen e taksës

14 shkurt 2020 | 16:10

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të premten në Munih se Beogradi nuk do të diskutojë statusin me Prishtinën derisa taksa për mallrat nga Serbia të shfuqizohet.

“Ne mund të diskutojmë gjëra që janë çështje e përparimit ekonomik, nuk kemi asnjë problem me atë, por nuk do ta diskutojmë statusin derisa të hiqen tarifat. Kjo qëndron dhe ne jemi duke pritur që tarifat të hiqen”, ka thënë Vuçiqi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të “Al Jazeera” në Munih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, raporton “Tanjug”.

Vuçiq ka thënë se ishte qesharake që të fliste fare për taksën në shekullin 21, sepse duhet të ketë tregti të lirë, duke deklaruar se ai pret që problemi të zgjidhet.

I pyetur nëse do të takohej me përfaqësuesit nga Kosova, Vuçiq ka kujtuar se presidenti Hashim Thaçi kishte marrë pjesë në nënshkrimin e dokumentit për hekurudhat këtë mëngjes dhe kishte parë disa përfaqësues të delegacionit të tyre, por nuk e dinte nëse kryeministri Albin Kurti do të vinte në Munih pasdite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve për nderë të 12-vjetorit të Pavarësisë…