Vuçiqi ua imponon armatimin edhe fëmijëve në Serbi (Video)

16 shkurt 2024 | 08:51

“Hajde bir, merre mamin, tregoji asaj gjithçka që di për armët”, i tha një fëmije presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një vizite në kalanë e Nishit.

Vuçiqi e pa djalin në turmë derisa po ecte dhe po dëgjonte se çfarë fuqie ushtarake ka Serbia. Djali i shoqëruar nga e ëma iu afrua me shpejtësi presidentit dhe iu përgjigj me kënaqësi pyetjeve.

– Do të jesh ushtar? – e pyeti djalin, të cilit ai iu përgjigj se nuk do, më pas shtoi: “Ju jeni më të mirët në historinë e Serbisë”.

Vuçiqi buzëqeshi dhe i dha këshilla djalit. Ai i tha se ishte më mirë të bëhesh pilot ushtarak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina raportoi për luftime të ashpra në qytetin e Avdijivkës,…