Vujiçiqi i ankohet Tahirit për gjykatat në Kosovë

11 korrik 2019 | 11:05

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, i ka dërguar një letër të hapur ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke u ankuar për sistemin e gjyqësorit në vendin tonë.

Sipas tij, shoqata të cilën ai e përfaqëson ka ngritur një padi kundër një kompanie në janar të këtij viti, por që ende nuk është caktuar asnjë seancë. Gjithashtu e përmend edhe një rast tjetër të një padie të bërë në qershor të vitit të kaluar.

“I nderuar Ministër Tahiri, ne jemi në dijeni se ka raste që presin për drejtësi për më shumë se tetë vjet, dhe për këtë është pak të thuhet turp. Ata që duhet ta mbrojnë ligjin dhe ta sjellin drejtësinë në këtë mënyrë, luajnë dhe shkatërrojnë komunitetet, familjet ose individët. Prandaj, ne besojmë se do t’i ndërmerrni menjëherë hapat e duhur, në mënyrë që secili ta fitojë drejtësinë në afatin e caktuar ligjor”.

“Për shkak të zvarritjeve joadekuate të gjykimeve civile, sistemi gjyqësor në Kosovë është bërë motivuesi më i rëndësishëm, bashkëpunëtori i tërthortë dhe mbrojtësi më i mirë i mashtruesve ordinerë Prokuroria dhe gjyqësori, përmes zvarritjeve brutale dhe mosrespektimit të afateve ligjore, punojnë drejtpërdrejt kundër Ligjit, palës së dëmtuar dhe vetë sistemit shtetëror”, është thënë në letrën hapur të Vujiçiqit .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot shënohet 24-vjetori i masakrës së Srebrenicës, në të cilën…